Victoria sqaron njëherë e mirë zërat për divorcin me David Beckham

Victoria Beckham vendosi më në fund që të sqaronte njëherë e mirë thashethemet për divorcin nga David Beckham i cili u shpreh pak kohë më parë se çifti kishte pasur një periudhë të vështirë, duke shtuar se ai dhe Victoria përpiqen shumë por ndonjëherë është e vështirë. Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, Victoria u pa në disa evente të rëndësishme pa Beckhamin, ose duke qëndruar totalisht indiferente ndaj tij.

Zërat për divorc mes tyre u shtuan ndjeshëm por Victoria i hodhi poshtë ato, duke i quajtur thashetheme të mërzitshme.

“Secili thashethem për divorc, mbetet thashethem. Mund të jetë shumë frustruese. Por ia lash ekipit tim të marrëdhënieve me publikun. Nuk përfshihem. Njerëzit janë të interesuar për jetën time personale. Dhe ndonjëherë kjo funksionon mirë për mua, ndonjëherë dalin gjëra që s’më pëlqejnë. Nuk i lejoj që të më ulin poshtë”, tha Beckham.