FOTO/ Spanjë, metrat e fundit të tunelit për të arritur vogëlushin, minatorët luten ta gjejnë gjallë
Ekipet e shpëtimit në Malaga të Spanjës rifilluan shpimin në pjesën e fundit të tunelit për të arritur tek vogëlushi 2-vjeçar Julen në ‘kushte ekstreme’. Ngurtësia e tokës dhe mirëmbajtja e makinës së shpimit kanë ngadalësuar gërmimin e tunelit për disa orë.
Problemi më i madh me të cilin mund të përballet Brigada e Minierave të Asturias që ka ardhur në Totalan është terreni i ashpër, e cila e vonon shpëtimin.
Brigada e Minierave ka vlerësuar rreziqet dhe ka ofruar të gjitha zgjidhjet për gërmimit e tunelit, tha Juan Lopez Escobar, përfaqësues i Kolegjit të Inxhinjerëve të Minierave të Jugut.
Minatorët që janë duke pritur për të ndërhyrë në orët në vijim vazhdojnë me iluzionin për ta nxjerrë gjallë Julen, dhe kjo shpresë i mban ata, edhe pse nuk është e lehtë,” tha Lopez-Escobar.
Babai i Julen, Jose Rosello, u fotografua duke biseduar me dy oficerë të Gardës Civile, pranë vendit ku po punohet për shpëtimin e djalit të tij./ar.sh/SYRI.NET