Droga e Hasit, arrest me burg për Hekuran Hoxhën

Arrest me burg për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin i njohur ndryshe si "Roni i Shijakut". Hoxha u arrestua tre ditë më parë, ndërsa ka pësur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe për rrjedhojë ka përfunduar në spital. 

Brenda ambienteve të spitalit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë arrest me burg. Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së. 

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Operacioni "Vol-Vo 4" nis pas zbulimit të laboratorit të heorinës në Has.