Vizita e Metës, Gjukanoviç: vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera

Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanovic gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidentin e Republikes, Ilir Meta e ka cilësuar këtë vizite si vertetim të marrëdhenieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

"Kënaqësi të mirepres sot mikun tim Meta. Vizita e Presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi, vertetim i marredhënieve të shkelqyera mes dy vendeve tona dhe një impuls i ri që këto marrëdhenie të forcohen më tej", - u shpreh Gjukanoviç ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp.