'Vendim dinjitoz i pedagogëve të Histori - Filologjisë, ndaj akteve të xhelatit të lirisë akademike'

Nga Sali Berisha.

Sot, pedagogët e Fakultetit të Historisë e Filologjisë janë në grevë të plotë. Ky vendim i marrë në unanimitet, në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe kundërshtimit të prerë të vendimeve puçiste antikushtetuese të Këshillit të Ministrave dhe projektligjit antikushtetues, puçist e diktatorial të Edvin Kristaq Urrejtjes.

Me këto vendime dhe këtë projektligj diktatorial, në kundërshtim flagrant dhe dhunim të plotë të neneve 57 dhe 58 të Kushtetutës, Edvini ekzekuton, varros përfundimisht autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike te garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë në nenet e cituara më sipër.

Në këtë mënyrë, universitetet shndërrohen nga tempuj të dijes, shkencës, kërkimit dhe krijimit shkencor, thjesht në shkolla partie.

Për këtë qëllim, Edvini, duke abuzuar me luftën kundër plagjaturës, me vendimet dhe ligjin e tij të fundit krijon policinë politike ekstra universitare, me të cilën asgjeson lirinë akademike, zhvillon gjahun e shtrigave ndaj pedagogëve, asistentëve, studentëve që guxojnë të mos konformohen me regjimin e tij të Kakistokracisë.

Lufta kundër plagjiaturës dhe falsitetit është jetike për botën akademike. Por kjo luftë mund të bëhet vetëm nga vetë institucionet autonome të arsimit të lartë dhe jo nga policia politike partiake ekstra universitare e regjimit kakistokratik të Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ndaj, me këtë rast, përshëndes grevën njëditore të shpallur sot nga fakulteti i Histori- Filologjisë dhe iu bëj thirrje studentëve, asistentëve, pedagogëve, në respekt të dinjitetit dhe integritetit të tyre, të mbrojnë me çdo çmim autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike si kushte jetike të ekzistencës të këtyre institucioneve.

Iu bëj thirrje qytetarëve të mbështesin me të gjithë forcën e tyre, qëndresën e botës akademike, vendimtare për të ardhmen e shoqërisë shqiptare!