Zyrtari i lartë i LSI sulmon Ilir Metën/ Presidenti me vulë në xhep

Propozimi i sotëm i presidentit Ilir Meta për Bahri Shaqirin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka sjellë reagime.

I pari ndër ata që reagoi ditën e sotme është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai shkruan me ironi në Facebook se presidenti e paska marrë vulën me vete në Mal të Zi.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Presidenti, nga Mali i Zi ka lëshuar një dekret, për kryetarin e KLSH.

Paska marrë vulën e Presidencës me vete.