Ancelotti nuk përmbahet: Napoli i përballon tre kompeticione

Napoli mposhti mbrëmjen e djeshme Lazion me rezultatin 2-1 falë golave të Callejon dhe Milik, duke konsoliduar vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk përmbahet, teksa duke folur për “Sky” ka thënë: “Kemi një skuadër të mjaftueshme për të përballuar tre kompeticione. Kishim shumë mungesa, por dukeshim sikur kishim të gjithë lojtarët në dispozicion. Kam parë shumë kualitet. Milik vetëm mund të përmirësohet, ai është një lojtar që ka vuajtur shumë nga dëmtimet në dy vitet e fundit, por tani është mirë”.