VIDEO/ Podgorica mbushet me flamuj kuq e zi në nder të të Presidentit Ilir Meta

Podgorica kuqëlon nga flamujt shqiptar, në nder të vizitës së Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Kështu shkruajnë sot mediat e rajojnë.  

Meta, i ftuar nga presidenti malazez Milo Gjukanovic, do të mbërrijë të hënën në Malin e Zi për një vizitë zyrtare.

Meta do të takohet me përfaqësuesit e partive shqiptare në Malin  e Zi. Kjo është vizita e tij e dytë në Malin e Zi brenda gjashtë muajve të fundit.

Kur e shikon Podgoricën që është mbushur me flamuj shqiptarë, përshtypja është se plani i kryeministrit shqiptar për të hequr kufijtë me Malin e Zi është realizuar, shkruan portali malazez IN4S.

Se Rama në mesazhin e tij të Vitit të Ri tha se hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se e njejta procedurë është në proces me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

“Unë besoj se në pranverë kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Shengenit. Në të ardhmen e afërt ne presim të njëjtën gjë dhe për modifikimin e kufijve me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë”, citon Ramën ky portal.