Izraeli godet objektivat iranianë në Siri

Ushtria e Izraelit thotë se ka goditur objektivat iranianë brenda Sirisë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se operacioni i saj është kundër forcave Quds - njësive të elitës së Rojeve Revolucionare Iraniane.

Njoftimi i ushtrisë nuk jep detaje të tjetra,  por ka pasur njoftime për sulme rreth kryeqytetit sirian Damask të hënën.

Mediat siriane thanë se mbrojtja e ajrit kishte refuzuar "një sulm ajror izraelit". Të dielën IDF tha se kishte kapur një raketë mbi lartësitë e Golanit