Shivait, Omit apo Rudrës? Ju zbulojmë i kujt është fëmija në ‘Bixhoz me dashurinë’

Prej disa ditësh në shtëpinë Oberoi ka ardhur një bebe për të cilën po kujdesen Shivai, Om dhe Rudra. Në letër shkruhej se fëmija është i njërit prej djemve Oberoi por si qëndron e vërteta?

Në fakt fëmija ka nënë e baba tjetër dhe nuk ka lidhje aspak me familjen Oberoi. Fëmija është i një vajze me emrin Arundati. Pas pak ditësh ajo vjen në shtëpinë Oberoi, kërkon fëmijën dhe u tregon familjes Oberoi historinë e saj.

Arundati vjen nga një familje e pasur. Ajo u dashurua me një djalë të varfër por familja nuk e pranoi atë. Arundati ja mbathi me të dashurin dhe ngeli shtatzënë. I dashuri e tradhëtoi Arundatin dhe ajo mbeti vetëm me fëmijën.

Ajo u kthye tek familja e saj por ata nuk e pranuan fëmijën. Arundati u detyrua ta lërë fëmijën në shtëpinë Oberoi sepse e dinte që ata do kujdeseshin për të.

Ajo ja tregon të gjithë këtë histori familjes Oberoi. Ata i kthejnë beben e saj por mërziten shumë sepse vogëlushja i kishte bërë për vete çiftet Oberoi./revistawho