VIDEO/ Napoli vazhdon presionin ndaj Juventusit, Lazios s’i mjafton goli i Immobiles

Në “San Paolo” u luajt ndeshja e vlefshme për javën e 20-të të Serie A mes Napolit dhe Lazios, shkruan Syri.net.

Napoli ka siguruar një fitore mjaft të vlefshme me rezultatin 2-1, duke i qëndruar konkurrent Juventusit në garën për titullin kampion.

Fillimisht Callejon (34’) dhe eurogoli nga goditja e dënimit nga Milik (37’) i kanë dhënë avantazhin e dyfishtë napoletanëve, të cilët e mbyllin 2-0 fraksionin e parë të lojës.

Në të dytin ishte Immobile që shkurton diferencën e golave, por vetëm kaq, pasi Napoli arrin të mbrojë fitoren dhe të marrë tri pikët.