VAR-i krijon sërish polemika në Spanjë

Ndeshja e polemikave në “Estadio dela Ceramica”, ku spektaklin e dhuruar në fushë nga dy skuadrat e theu Undiano Mallenco me vendimet e tij, fillimisht për një gol që ishte për t’u anuluar për Villarealin dhe më pas me një gol të rregullt, ku u mohua hapja e VAR-it në favor të baskëve.

Në një ndeshje ku fitorja nevojitej për të dyja ekipet ishin baskët që ndoshta u ndien të vjedhur në përfundim të 90 minutave, në një ndeshje ku këmbëngulën më shumë, por dëshira e Villarealit dhe VAR-i në fund bënë diferencën.

Skuadra baske vinte nga pesë ndeshje pa humbje në La Liga, ndërsa Villareali duket se ishte në një moment jo, që u konfirmua dhe nga autogoli spektakolar i Costas, që i dha epërsinë Athletic Bilbaos.

Miqtë duket se kishin ndeshjen në kontroll deri në minutën e 70-të, kur Villareali gjeti barazim me Toko Ekambin.

Lojtarët baskë protestuan, pasi përpara se të niste aksioni kishte një top të prekur me dorë nga mbrojtësit e Villarealit, por Mallenco lejoi gjithçka, me vendasit që mundën t’i gëzohen golit.

VAR-i, që nuk u hap në këtë rast, nuk funksionoi as në minutën e 87-të, kur Bilbao shënoi me Inaki Williams, por kryesori kishte vërshëllyer pak sekonda para goditjes së sulmuesit për anulimin e një goli shumë të rregullt.

Pavarësisht se priti konfirmimin nga zyrat qendrore të VAR-it, sistemi teknologjik nuk u hap, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.