FOTO/ Barcelona-Leganes, Valverde surprizon me formacionin. Ku është Messi?

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e 20-të të La Ligës kundër Leganes në “Camp Nou”, shkruan Syri.net.

Kryesuesit e kampionatit nuk do të kenë në fushë yllin e tyre, Lionel Messin.

Mesa duket tekniku Valverde do ta lërë pushim (në stol) argjentinasin, për të pushuar pas ndeshjes që zhvilloi në mesjavë për Kupën e Mbretit me Levanten.

Për sfidën që do të luhet në orën 20:45 janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.