VIDEO/ Fitore me ‘zemër’ në 93’, Tottenham ruan ritmin e Liverpoolit dhe Manchester Cityt

Tottenham zhvilloi në fushën e Fulhamit ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premierligës angleze, shkruan Syri.net.

Nuk u ndje mungesa e sulmuesit kryesor, Harry Kane, pasi skuadra e Pochetinos fitoi 2-1 me përmbysje.

Llorente në pjesën e parë shkaktoi autogol, duke i dhënë epërsinë vendësve.

Gjithçka foli për Tottenhamin në pjesën e dytë. Dele Alli barazon në minutën e 51-të me kokë, ndërsa fitoren e siguron Winks në kohën shtesë (90+3’).

Me këtë fitore Tottenham ruan ritmin e kryesuesve të Liverpool (-9) dhe Manchester City (-5), duke u bërë presion nga vendi i tretë.