VIDEO/ Portieri bën mrekullinë, bën 5 pritje për 19 sekonda gjatë një aksioni të vetëm

Shpeshherë na qëllon të shohim “mrekulli” që bëjnë portierët brenda kuadratit të portës, e shpeshherë shohim pritje të dyfishta apo edhe të trefishta, por portieri i Celtic në Skoci e ka kaluar këtë ritëm, duke pritur 5 gjuajtje në një aksion në harkun e 19 sekondave.

Scott Bain ndali sulmuesit e Airdrieonians në ndeshjen e vlefshme për Kupë.

Në fund Celtic fitoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin për më tej.