VIDEO/ Manchester City kalon pengesën e radhës, s’i ndahet Liverpoolit

Manchester City iu përgjigj ditën e sotme Liverpoolit me një fitore të pastër në transfertë.

Ekipi i Pep Guardiolës mundi pastër në transfertë Hudersfield, me shifrat 0-3.

“Qytetarët” zhbllokuan shifrat me Danilon në minutën e 18-të, goditja e fortë e të cilit përfundoi në rrjetë pasi u devijua.

Në të dytën, në minutat 54 dhe 56, City gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës, me Sterling dhe Sane, duke hipotekuar gjithçka.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon të ruajë në vetëm 4 pikë diferencën me Liverpoolin dhe mbetet kundërshtari kryesor për ekipin e Klopp në luftën për titullin kampion.