Hodson Odoi refuzon rinovimin, do vetëm Bayernin!

Callum Hudson-Odoi e shikon të ardhmen e tij te Bayern Munich. Talenti 18-vjeçar i Chelsea-it mendon se mund të rritet më shpejt si lojtar në radhët e bavarezëve ndaj dhe ka marrë vendimin përfundimtar duke refuzuar edhe ofertën e rinovimit nga “Blutë e Londrës”.

85 mijë paund në javë ishte oferta nga drejtuesit anglez që është kthyer mbrapsht nga sulmuesi i cili ka vlerësuar shumë insistimin nga Bayerni që beson në vlerat e tij. Për momentin oferta për kartonin e lojtarit është 30 milionë euro dhe është refuzuar nga Chelsea por do të jetë e vështirë që Odoi të qëndrojë duke parë dhe dëshirën e tij për t’u larguar.