‘Nuk duhet të besoni në Zot për të shkuar në parajsë!’ Papa Françesku ‘shtang’ ateistët

Në komentet e mundshme për të rritur reputacionin e tij progresiv, Papa Françesku i ka  shkruar një letër të gjatë e të hapur themeluesit  të gazetës “La Repubblica”, Eugenio Scalfarit, duke deklaruar se jobesimtarët janë të falur nga Perëndia nëse ndjekin ndërgjegjen e tyre.

Duke iu përgjigjur një listë pyetjesh të botuara nga zoti Scalfari, i cili nuk është katolik, Ati i Shenjtë shkroi: «Ju më pyesni nëse Perëndia i të krishterëve i fal ata që nuk besojnë dhe nuk kërkojnë besimin. Unë do të filloj duke thënë: Kjo është gjëja themelore, mëshira e Zotit nuk ka kufij në qoftë se ju shkoni tek ia me një zemër të sinqertë dhe të penduar. Ata që nuk besojnë në Zot mjafton që t’i binden ndërgjegjen e tyre.

Robert Mickens, korrespondenti i Vatikanit tha se komentet e Papas ishin dëshmi e mëtejshme e përpjekjeve të tij për të shkundue imazhin e vjetruar të Kishës Katolike, të përforcuar nga paraardhësi i tij tejet konservator Benedikti XVI. /SYRI.net – The Independent/