Atalanta fitore me ‘manita’ dhe aromë Championsi

Atalanta ka mposhtur me rezultatin 5-0 Frosinonen në fushën e këtyre të fundit, ku Duvan Zapata ishte në një super ditë duke shënuar plot katër gola.

Sulmuesi kolumbian ka barazuar me gola Cristiano Ronaldon me plot 14 të tillë dhe ka 7 ndeshje radhazi që shënon në kampionat.

Skuadra e Berishës ndodhet vetëm 2 pikë larg zonës Champions.