FOTO/ Ja si do ti rikthehet skenës Elvana Gjata

Ka disa muaj që këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk publikon në rrjetet sociale dhe nuk është shfaqur në publik.

Prej Elvanës nuk ka asnjë gjurmë që pas ngjarjes së rëndë në zonën e ishBllokut, në të cilin u përfshi edhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Por falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj pak ditë më parë.

Nga fotoja e publikuar nga Ermali, u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqet më 14 shkurt në Tiranë.

Moderatori Mamaqi publikoi një foto ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante:

“Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm m’u më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”.

Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhjen e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit.

Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij, e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”-in e Ermalit.

Gjithësesi, pas kësaj foto fshihet një skenar i mirëmenduar për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme, pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë.