Për një aryse shumë të fortë Elona Duro ka refuzuar të prezantojë me Eno Popin

E ftuar këtë të shtunë në emisionin "Thumb", ishte moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elona Duro. 

Gjatë emisionit Elona tregoi se kur nuk e priste, iu propozua të drejtonte në Top Channel 'Wake Up'

'Nja dy oferta më të mira i pata kur isha shtatzënë. Njerëzit, drejtuesit e 'Top Media' nuk e dinin që unë isha shtatzënë dhe më propozuan programe të përmasave edhe më të mëdha dhe nuk u thoja dot 'po'.

Përsa kohë e kisha ndarë mendjen që do i fokusohesha shtatzënisë dhe vitit pas… Kanë qenë zhurmat për emisionin e mëngjesit. 'Wake Up' me Enon (më propozuan të nisja)', është shprehur Elona.

Megjithatë moderatorja do të rikthehet në ekran me emisionin "Tag" i cili do transmetohet në Digitalb dhe do jetë një program argëtues me të ftuar, thashetheme, kuize dhe lojëra.