FOTO/ Krisje marrëdhënie mes vellëzërve? Patrisi dhe Roberti shijojnë momentet e veçanta familjare

Kohë më parë u fol shumë ne media pas deklaratave të këngëtari Robert Berisha se ai nuk kishte aspak marrëdhënie të mira me nusen e vëllait të tij këngëtaren Tuna.

Më pas Patrisi u shpreh se për të ka rëndësi vetëm familja e tij Tian dhe Tuna.

 Megjithatë të dy ata thanë se respektojnë njëri-tjetrin dhe se i duan pafund dy vogëlushët e familjes, Renee dhe Tian.

Dhe këtë e ka treguar dhe video e hedhur së fundmi nga Roberti në të cilën shihet në një ambient shtëpie me vëllain, babanë dhe vajzën e tij.

Të gjithë ata e kanë shijuar këtë moment familjar dhe më shumë nga të gjithë me siguri Patrisi, sepse siç duket mbesa po ndjek hapat e tij në muzikë.