Tre grabitje me maska brenda 1 ore

Tre grabitje me maska kanë ndodhur në orët e para të mëngjesi të ditës së sotme.

Grabitjet rreth orës 03:00 të mëngjesit janë bërë në Tepelenë, ku persona të maskuar kanë ‘boshatisur’ tre biznese.

Siç bëhet e ditur nga burime policore, janë vjedhur një supermarket, një pastiçesi dhe një dyqan bulmetesh.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar.