FOTO/ Fëmijët e pasur të Dubait ‘çmendin’ rrjetin

Dubai njihet si një destinacion luksoz pushimesh.

Por për të rinjtë mjaft të pasur që jetojnë në Dubai çdo ditë është pushime dhe ata e tregojnë më së miri këtë me fotot që postojnë në rrjetet sociale.

Llogaria në Instagram “The rich kids of Dubai”, që ka 158 mijë ndjekës, tregon makinat e tyre të shpejta, jahtet luksoze teksa jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Gjitahshtu fëmijët e pasur rregullisht dalin në foto me kafshët e tyre ekzotike duke përfshirë tigrat, leopardët, devetë, majmunët dhe madje diku mes luksit mund të shohësh edhe një luan të bardhë që një vajzë milionere e ushqen me qumësht.