Çudit këngëtari i njohur, kam luajtur futboll kundër Zlatan Ibrahimoviç

Blero është një ndër këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, i cili është bërë i famshëm në 'Top fest' shumë vite më parë, ku rrëmbeu simpatinë e publikut.

Së fundmi aktori është përfolur shumë dhe për kurorëzimin e tij të dashurisë në martesë më aktoren Afrona Dikado në një nga hotelet më të njohura tek Rana e Hedhun në Shëngjin.

Këngëtari ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Prive’ ku ka folur për ngjarje nga jeta e tij ku ndër të tjera Blero ka zbuluar kur ishte më i ri ka qënë aktiv në futboll.

 “Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka rënë të luajë një herë kundër futbollistit shumë të famshëm, që tani njihet në gjithë botën, Zlatan Ibrahimovic”, ka rrëfyer këngëtari.

Gjithashtu, Blero ka shtuar se ekipi i tij kishte zhvilluar ndeshje kundër ekipit të futbollistit, për kupën e Suedisë.

“Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte normale veç lojë, por tani pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujt që unë kam luajtur kundër tij”, ka shtuar Blero.