FOTO/ Ankthi në Spanjë: edhe 30 metra shpim për Julenin e vogël, sillet kapsula

Spanja po pret me ankth, përfundimin e një operacioni të jashtëzakonshëm dhe të pandodhur më parë: shpimin e një tuneli mbi 60 metra të thellë në një terren të panjohur,  për të gjetur një fëmijë 2-vjeçar që ka rënë në një zgavër të thellë 100 metra dhe vetëm 25 cm të gjërë, një zgavër ku askush nuk mundet dot të hyjë.

Vinçi, që do të ulë kapsulën metalike të shpëtimit për Julenin ka mbërritur në qytezën Totalan të Spanjës. Vinçi është tetë metra i gjatë dhe do të përdoret të zbresë kasulën nëpër tunelin vertikal.

Kapsula, e projektuar dhe e prodhuar këto ditë për të zbritur minatorët e Brigadës së shpëtimit të Hunosa, ndodhet pranë zonës ku po punohet për të parandaluar rrëshkitjen e tokës.

Kapsula ka një diametër prej 1.05 me dhe 2.5 metrash dhe është projektuar për të mbajtur dy persona me materiale për të gërmuar ose tre në rast shpëtimi.

Punimet e gërmimit kanë arritur në 33 metra, më shumë se gjysmën e tunelit prej 60 metrash të thellë, pranë zgavrës ku ka rënë Juleni dhe aty do të futet kapsula metalike, që do të lejojë gërmimin  e një galerie horizontale për t’iu afruar asaj ku ndodhet vogëlushi.

Punimet e gërmimit u ngadalësuan për shkak të pranisë së një shkëmbi, që u shfaq pas 18 metrash gërmim./ar.sh/ SYRI.NET 

Në foto: Fëmija po hante një qese me karamele, pak minuta para tragjedisë. kjo qese u gjet brenda zgavrës dhe konfirmon se ai ka rënë brenda saj.