Ja pse është xheloz për gruan Gent Zenelaj.Nuk ka lidhje me meshkujt e tjerë

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ishte i ftuari i radhës në emisionin “Mos i fol i shoferit”.

Ai ka rrëfyer  mbi profesionin dhe punën e tij, si dhe jetën private.

Përsa i përket jetës private Genti ka rrëfyer se ka njëzet vite përkrah bashkëshortes dhe se ajo në një farë mënyre e plotëson në gjithçka.

Ai ka treguar se bëhet shumë xheloz për të, por nuk bëhet fjalë për të njëjtën xhelozi që ndjejnë meshkujt në përgjithësi për partneren.

‘Bëhem xheloz kur ajo i gjen gjërat para meje dhe i mendon gjërat para meje, kur ajo është më e zonja se unë. Kur ajo ka aq shumë qetësi kur vritet djali apo vajza, bëhem shumë xheloz. Unë jam një dhjaks i paparë. Tek vetja ime nuk e kam problem, një analizë i bëra vajzës tani, u zbardha. Thanë ata infermierët, kape Gentin se iku. Aida është llahtarisht e fortë”, – është shprehur aktori.