Merkel: BREXIT të jetë i organizuar, është përgjegjësi e jona

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ajo do të bëjë gjithçka që është e mundur që të sigurohet se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se është pjesë e përgjegjësisë së saj që të gjendet një zgjidhje e organizuar.

Refuzimi i marrëveshjes aktuale të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian nga deputetët britanikë ia ka dhënë një goditje të rëndë tërë procesit. Mundësitë që kanë mbetur mbi tavolinë janë dalja nga BE-ja pa marrëveshje ose edhe qëndrimi në këtë bllok edhe për një kohë të pacaktuar.

“Unë do të punoj deri në ditën e fundit për ta gjetur një zgjidhje për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe do të punoj për të pasur marrëdhëniet më të mira të mundshme”, tha Merkel gjatë një tubimi partiak në Rostock.

Kancelarja gjermane tha se e respekton vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar, por shtoi se duhet ta relizojnë një proces organizuar në mënyrë që njerëzit të mos e tundin kokën pas pesëdhjetë vjetëve dhe të habiten për mosarritjen e kompromiseve, shkruan “Reuters.