Piatek tek Milan, UEFA...

Orë vendimtare që pritet të mbyllen me tymin e bardhë për çështjen e polakut Piatek dhe transferimin e shumëpërfolur të tij tek kuqezinjtë e Milanit. Bomberi i Genoas është vetëm një hap larg konvertimit në milanist por ende priten konfirmimet nga dyshja Leonardo-Preziosi që punojnë për të mbyllur të gjitha termat e kësaj marrëveshjeje. Me Leonadron që ka studiuar të gjithë terrenin për të bërë që Piatek të jetë zëvendësuesi i Higuain formula e duhur duket se është gjetur dhe rezistenca e presidentit kuqeblu Preziosi projektohet të bjerë shumë shpejt.

Bëhet fjalë për 40 milionë euro që do ti paguhen Genoas me këste nga ana e Milanit për huazimin me të drejtë blerjeje në fund të sulmuesit 23- vjeçar. Një zgjidhje e tillë mban larg edhe UEFA-n që monitoron me kujdes lëvizjet e klubit kuqezi për rregullat e vendosura të fair play-it financiar. Praktikisht Milani do t’i arkëtonte Genoas një shifër prej 15 milionë eurosh si fillim për huazimin për të vijuar më pas me këstet e mbetura deri në plotësimin e tarifës prej 40 milionë eurosh plus bonuset e mundshme. Gjithçka projektohet e mbyllur edhe me vetë polakun Paitek me të cilin është arritur marrëveshja për një pagë prej 2 milionë eurosh për 5 vitet e ardhshme.

Tashmë duket se nuk ka dëshmitarë që mund të prishin kurorëzimin në martesë të Piatek dhe Milan. Sëfundmi edhe UEFA ka ndezur dritën jeshile për formulën e këtij transferimi dhe gjithçka mund të mbyllet në orët në vijim pasi Leonardo dhe Preziosi janë në bisedime të avancuara.