ZYRTARE: Infermieria mbushet plot, dëmtohet një tjetër lojtar i Realit

Toni Kroosit, Gareth Bale, Marco Asensios e Marcos Llorentes, të gjithë këta të lënduar, tashmë iu është bashkuar edhe portieri nga Kosta Rika, Keyolar Navas.

Navas luajti për 90 minuta në Kupën e Mbretit në ndeshjen ndaj Leganes, mirëpo do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Sevillës.

Në portë do të jetë Thibaut Courtois, kurse në stolin rezervë pritet të jetë djali i Zinedine Zidane, Luca, i cili nuk ka shumë eksperiencë por Santiago Solari nuk ka alternativë tjetër.

Ende nuk ka asnjë konfirmim se kur do të rikthehet nga dëmtimi Keyolar Navas.