Bayern e nis me fitore, presion ndaj Dortmundit kryesues

Bayern Munich e ka nisur me fitore vitin 2019 në Bundesliga.

Skuadra bavareze fitoi me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Hoffenheimit në duelin e vlefshëm për javën e 18-të.

Heroi i bavarezëve ishte mesfushori Leon Goretzka që shënoi dy herë, ndërsa edhe Robert Leëandoëski shënoi emrin në tabelën e golashënuesve.

Golin e vetëm për Hoffenheimin e shënoi Schulz me një goditje të bukur në humbje të zonës.

Me këtë fitore Bayern është ngjitur në kuotën e 39 pikëve të grumbulluara, duke u afruar në vetëm tri pikë me kryesuesit e Dortmundit.