FOTO/ Banorët e Unazës së Re peticion drejtuar Metës: Na ndihmoni, të hetohet skandali
Banorët e Unazës së Re, kanë nënshkruar një peticion mbrëmjen e sotme, të cilën do ja dërgojnë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkojnë ngritjen e një grupi hetimor për të hetuar skandalin me projektin korruptim.
Kanë qenë 428 qytetarë të cilët kanë firmosur peticionin drejtuar presidentit Meta ku kërkojnë ngritjen e një grupi hetimor për të hetuar skandalin.
Ja deklarata e Banorëve të Unazës së Re:
Sot ne banoret e Unazes se Re mblodhem per 1 ore ne proteste 428 emra e nenshkrime drejtuar Presidentit te Republikes, per te kerkuar nga ai qe ti drejtohet autoriteteve Amerikane dhe FBI per ngritjen dhe dergimin e nje grupi te posacem hetuesish te FBI ne Shqiperi ku bashke me autoritetet hetimore ketu te hetojne aferen e Unazes se Re. Kemi besim te Inistitucioni i Presidentit dhe Presidenti se kerkesa jone do te meret parasysh. Unaza e Re do te ndjeki ç'do rruge Kushtetuese e ligjore ne mbrojtje te baneses prones lirive dhe te drejtave te garantuara nga e drejta. Rezistenca qytetare e Komunitetit te banoreve ne Unazen e Re ka vetem nje perfundim, FITOREN !
NUK E LIROJME UNAZEN NUK E LESHOJME SHQIPERINE.