VIDEO/ Dy ditë pas zyrtarizimit, Cikaleleshi shënon golin e parë me klubin e ri

Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë fizike pasi ka shënuar golin e parë dy ditë pasi u zyrtarizua te Akhisarspori.

“Bomber” kavajas iu besuan 45 minutat e dyta në sfidën në shtëpi ndaj Beshiktashit, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.

Sulmuesi kavajas shënoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 81’, ndërsa ndeshja përfundoi 3-1 në favor të Besiktasit.