ZYRTARE: Ankesa nga Levante, vjen vendimi për Barcelonën

Barcelona do të jetë pjesë e skuadrave që do të luajnë në çerekfinalen e Copa del Rey.

Pas një dueli mjaftë të vështirë me Levanten, ku vetëm falë paraqitjes spektakolare në “Camp Nou” katalanasit siguruan fitoren, por ishin pranë skualifikimit për shkak të një gafe.

Në ndeshjen e parë të cilën e humbën me rezultatin 1-2, Ernesto Valverde kishte futur në lojë të riun Chumi, i cili në paraqitjet në Segunda B ishte ndëshkuar me 5 kartona të verdhë, gjë që e pezulloi për një ndeshje.

Megjithatë, “Marca” shkruan se kërkesa e Levantes është hedhur poshtë dhe Barcelona do të luaj në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Shorti i çerekfinaleve e ka vendosur Barcelonën përballë Sevillas.