ZYRTARE: Hidhet shorti, ja kundërshtarët e Realit dhe Barçës në Kupën e Mbretit

Në këto momente është duke u hedhur shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë.

Fati i goglave ka vendosur kundërshtarët e Real Madridit dhe Barcelonës në fazën çerekfinale të Copa del Rey.

Real Madridi do të përballet me Gironën, ndërsa Barcelona do të ketë një kundërshtar më të fortë, Sevillan.

Valencia në sfidën tjetër do të përballet Getafen. Ndeshja tjetër çerekfinale është sfida mes Espanyol e Betis.