Higuain te Chelsea? Sarri thotë se fati i tij është në duart e kësaj gruaje!

Mediat angleze dhe italiane raportojnë se vetëm detajet e ndajnë transferimin e Higuain te Chelsea.

Sipas trajnerit italian, Maurrizio Sarri për temën e transferimit të Higuainit drejt Londrës më shumë duhet të dijë menaxherja e Chelseas, Marina Granovskaia.

 “Unë fola me Marinan 2 javë më parë. I thashë se na duhen transferta. Kam besim tek ajo, është duke punuar shumë. Nuk jam duke shpenzuar fuqinë mendore në treg, ndryshe nuk do të mund ta përgatisja ekipin” ka thënë Sarri.