'Ylli’ i Shkëndijës marrëveshje me Skënderbeun, ja transferua e dytë
Shqipërim Taipi është afrimi i dytë tek ekipi i Skënderbeut.
Mesfushori i qendrës, që mund të luajë edhe para mbrojtjes, vetëm pak ditë më parë kishte prishur kontratën me ekipin e Shkëndijës, ku luante që nga vera e 2018-ës.
Mesfushori 21-vjeçar, ka luajtur më parë edhe me klubet e Shkupit dhe Prishtinës, ndërsa tashmë do të jetë një përforcim për korçarët në një repart ku ka shumë mungesa.