Darka e fundit e Higuain me milanistët

Gonzalo Higuain është një hap larg transferimit te Chelsea.

Argjentinasi mbrëmjen e djeshme mblodhi shokët e skuadrës së Milanit, për t’ju dhënë lamtumirën atyre.

Madje, Higuain organizoi edhe një darkë për kuqezinjtë.

Gonzalo Higuain ka pasur probleme te Milani këtë fazë të parë të kampionatit.

Ai ka shënuar vetëm 6 gola në Serie A, teksa Milani po kërkon zëvendësuesin e tij.

Kalimi i tij tek Chelsea nuk ka më dyshime dhe argjentinasi pritet të zyrtarizohet nga blutë e Londrës brenda 24 orëve.