Edi Rama mbledh Freshistët dhe kërcënon pedagogët: Do e shihni ...

Edhe këtë herë nuk zhgënjeu.

Edi Rama mblodhi disa studentët e pedagogë në një sallë tek Turbina ku edhe zhvilloi një shoë prej gati tre orësh.

Ky takim erdhi pasi Rama nuk ja doli dot që tu mbushë mendjen se ai kishte të drejtë dhe vendosi që të kërcënojë pedagogët.

Ai ka bërë fajtorë pikërisht pedagogët për gjendjen ku ndodhet sot arsimi, ndërsa ka kërcënuar se qeveria e tij do të marrë nën kontroll Universitetet.

‘Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentët dhe sa i dëgjoni studentët.

Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion’, tha Rama.

E më pas Rama tha se do të merrte kontrollin e protestës së studentëve, për të protestuar kundër pedagogëve.

‘Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët dhe të vij përball jush, se kjo punë duhet të marrë fund’, tha Rama, i cili ua hodhi fajin po pedagogëve se ata e kanë fajin që studentët protestojnë, pasi nuk shkojnë për të bërë mësim.