Morata merr këtë vendim për ofertën e Barcelonës

Alvaro Morata nuk do të transferohet te Barcelona. Sulmuesi spanjoll ka refuzuar ofertën e Barcelonës, teksa nuk dëshiron të jetë si zëvendësuesi i Luis Suarezit.

Morata kërkon një klub që të gjejë hapësira, teksa mungesën e një vendi si titullar po e vuan dhe tek Chelsea.

Megjithatë Barcelona tashmë synon një tjetër sulmues. Ai është Carlos Vela i cili ka luajtur më parë në La Liga nga viti 2011 deri në vitin 2018 me skuadrën e Real Sociedad.

Trajneri Ernesto Valverde ia ka bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se ai e dëshiron një sulmues gjatë merkatos së janarit megjithatë ende s’ka asgjë konkrete.