Tallje epike e studentëve me Nikollën, vargjet: Në fund ta futi shefi vetë

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera, vazhdojnë protestën dhe bojkotimin e mësimin. Përveç parullave, ata kanë zgjedhur të protestojnë edhe me vargje dedikuar ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua pak kohë më parë.

Në vargjet dedikuar Nikollës, studentët janë skeptikë për zgjidhjen e Ramës, ndërsa vënë në dukje sesi ia futi ai, Nikollës.

Vargjet e këngës

Lindita, ti ku je? Arsimin rrugëve pse e le.

Zgjidhje pse nuk na dhe ti, këtë hall s’e zgjidh njeri.
Mesatarja 5.8 ministrja e shtetit eee
Pas kaq vitesh në pushtet, në fund ta futi shefi vetë