Dembele dhe Messi përmbysin Levanten, kualifikohet Barcelona

Barcelona ka mposhtur me rezultatin 3-0 Levanten në takimin e kthimit të vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Spanjës, duke siguruar kështu kualifikimin për më tej.

Edhe pse u mposhtën në sfidën e parë me rezultatin 2-1, katalanasit arritën të përmbysnin gjithçka duke fituar bindshëm në shtëpi.

Dopjeta e Dembelesë në minutat 30 dhe 31, si dhe goli i Messit në minutën e 54-t, i siguruan fitoren skuadrës së Valverdes, që nuk e diskutoi për asnjë moment triumfin.

Vetëm një gjuajtje e miqve në portë dhe plot 13 të katalanasve tregojnë më së miri epërsinë e kampionëve në fuqi të Spanjës.