Dembele shënon 2 gola për 1 minutë, Barcelona drejt kualifikimit në Kupë

Ousmane Dembele ka dhuruar spektakël në sfidën që Barcelona është duke luajtur ndaj Levantes, e vlefshme për Kupën e Spanjës.

Francezi ka arritur të shënojë 2 herë në portën e skuadrës mike, në vetëm 1 minutë.

Në minutën e 30-të, pas një topi të marrë nga Messi, 21-vjeçari përfiton nga mosmarrëveshje e mbrojtësve duke zhbllokuar rezultatin.

Një minutë më vonë ishte përsëri Messi që servir për Dembelenë, i cili dyfishoi shifrat.

Me avantazhin e dyfishtë të katalanasve mbyllet pjesa e parë.

Kujtojmë që Barcelona u mposht në sfidën e parë me rezultatin 2-1.