Vritet me armë zjarri një person në Korçë

Një person është vrarë më armë zjarri mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Korçës.

Mësohet se viktima është tentuar ët dërgohet në spitalin e qytetit të Korçës për të marrë ndihmën e parë, por pa rezultat.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së 30-vjeçarit, por policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet.