E mbante si kafshë shtëpiake, krokodili i merr jetën

Një grua nga Indonezia ka humbur jetën nga një krokodil, i cili mbahej si kafshë shtëpiake në një fermë.  

Deasy Tuëo, 44 vjeçe, thuhet se vdiq kur po ushqente zvarranikun në fermën e margaritarëve ku punonte dhe ku kafsha mbahej ilegalisht.

Krokodili prej 700 kg, i quajtur Merry, mendohet se i ka kafshuar krahun dhe në pjesën më të madhe të barkut të saj, gjë që i ka sjellë menjëherë vdekjen.

Ngjarja tragjike ndodhi me 10 janar të këtij viti, ku trupi i saj u gjet i pajetë në rrethimin ku mbahej zvarraniku.