Perisic del në shitje, ja shifra që do Interi

Interi është i pakënaqur me Ivan Perisic dhe drejtuesit e klubit kanë ndërmend të shesin yllin kroat.

Sipas “Gazettea dello Sport”, Interi është i gatshëm të shesë Perisicin, duke qenë të zhgënjyer me paraqitjet e tij në pjesën e parë të sezonit.

Zikaltrit do të heqin dorë nga kroati nëse ndonjë skuadër ofron rreth 40 apo 50 milionë euro.