Manchester City dhe Chelsea në konkurrencë për yllin e Tottenhamit

Dy gjigantët e Premierligës, Manchester City dhe Chelsea, kanë shprehur interesimin për të nënshkruar me mesfushorin danez, Christian Eriksen.

Skuadra më e dëshpëruar për ta përvetësuar futbollistin Eriksen mbetet Real Madridi.

Klubi spanjoll deri tani ka bërë disa përpjekje për të arritur një marrëveshje me mesfushorin danez, por pa konkretizuar asgjë.

Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2020.