Denoncimi/ Qeveria braktis të sëmurët me kancer

Një tjetër denoncim ka mbërritur tek ish-kryeministri  Sali Berisha, për gjendjen e keqe ku është katandisur shëndetësia në Shqipëri.

Sipas qytetarit të sëmurët nga kanceri janë lënë në mëshirë të fatit prej afro dy muajsh, pasi në QSUT nuk ka ilaçe.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Qeveria dënon, lë  pa mjekim të sëmurët me kancer!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje.po ju shkruaj sepse besoj se zeri juaj degjohet ne media.kam dy muaj qe pres ilacet per babai i cili vuan nga kanceri dhe shteti "qe duam" nuk me kthen as nje lloj pergjigje.spitali qsut thot do ju kontaktojme ne dhe kam dy muaj qe pres,ministria e shendeti thot do e zgjidhim po dhe ata pa as nje rezultat.me shpres se ju do me degjoni dhe do ta beni problem po ju shkruaj.me respekt D P