Biseda e studentëve me Ramën/ Pedagogu në Syri.net: Kryeministri ishte në rolin e lolos

Pedagogu, Roland Bejko, ka komentuar në studion e lajmeve të Syri.net, bisedën telefonike4mes studentëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Bejko tha se Rama në këtë bisedë ka luajtur rolin e ‘lolos’.

‘Mua mu duk si lolua i fshatit. Kryeministri ishte vendosur në atë video në rolin e lolos. Studentët kishin filluar të talleshin, ai e mori seriozisht. Ai duket sikur i ka zënë derën protesta, dhe fodullëku i tij në fillim kur tha se ishte me protestat, tani i ka dalë situata nga duart. Por sot studentët kanë shtuar dhe një kërkesë tjetër që është rrëzimi i ligjit për Arsimin e Lartë’, tha Bejko.