VIDEO/ Bonucci sqaron tensionin me Higuain në fund të Juventus-Milan

Finalja e Superkupës mes Juventusit dhe Milanit u mbyll me tension.

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain protestoi ashpër ndaj vendimeve të gjyqtarit Banti, teksa për të qetësuar gjakrat u desh ndërhyrja e ish-shokut të skuadrës, Leonardo Bonucci.

U mendua që mes sulmuesit të Milanit dhe mbrojtësit të Juventusit, pati një zënkë, por ka qenë Bonucci ai që ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Në një prononcim për mediat italiane, 31-vjeçari u shpreh: “Zënka me Higuain? Ne nuk jemi zënë. Ai ishte i shqetësuar me mënyrën e gjykimit dhe unë shkova ta qetësoja. Ishte i nxehur, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë”.